Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se në platformën “e-Albania” për disa muaj shqiptarët do të kenë asistencë nga Diella, një ndihmesë zadrimore.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Diella është formuar nga inteligjenca artificiale.
“Mirëmëngjesi dhe me Diellën, ndihmësen tuaj zadrimore që sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t dhe për disa muaj do të jetë gati jo vetëm t’ju asistojë gjatë ndërveprimit tuaj me platformën e-Albania po edhe t’i kryejë shërbimet për ju me një lutje të vetme, ju uroj të diel sa më të qetë”, ka thënë Rama.