Sporti

Portieri i Udineses hetohet për manipulim sportiv

01/17/2025 16:07
nga:Mergim Rreci

Portieri i Udineses, Maduka Okoye është duke u hetuar për manipulim sportiv.

Informacioni u dha nga Messaggero Veneto dhe më vonë u konfirmua nga Maurizio Conti, avokati i ndërkombëtarit nigerian, transmeton GazetaBlic Sport.

Portieri u përfshi në një humbje kohe, në minutën e 64-të, gjë që i dha një karton të verdhë në ndeshjen kundër Lazios , më 11 mars 2024, në stadiumin Olimpik. Në atë ndeshje pati një rrjedhë anormale bastesh, diçka që po hetohet nga Prokuroria Publike e Udineses.

Pronari i një picerie që frekuentohet shpesh nga lojtarët dhe drejtuesit e Udineses është gjithashtu objekt i një hetimi dhe akuzohet për mashtrim.

Maduka Okoye rrezikon të dënohet me një dënim deri në katër vjet përjashtim nga të gjitha garat.

“Klienti im është i qetë”, tha avokati i atletit.

 

/GazetaBlic Sport/