David Alaba mund të kthehet në fushë për Real Madrid këtë fundjavë, sipas gazetarit Jose Luis Sanchez.
Mbrojtësi është duke u rikuperuar dhe mund të paraqitet në ndeshjen e ardhshme kundër Las Palmas të dielën.
Alaba udhëtoi për në Arabinë Saudite për Superkupën e Spanjës, por nuk u konsiderua gati për kthim. Ai u la jashtë edhe ndeshjes së mbrëmshme të Copa del Rey kundër Celta Vigos.
Mediumi thotë se Alaba pritet të marrë minuta nga gjysma e dytë e janarit, me rikthimin e tij të mundshëm këtë fundjavë. Ai raportohet se do të testojë veten në një ‘mini-ndeshje’ me ekipin e të rinjve gjatë stërvitjes së sotme.
/GazetaBlic Sport