Lajme

Fadil Aliu vizitoi Klubin Futbollistik “KF Rilindja Prishtinë”- Si LDK ndër prioritetet kryesore kemi investimet në sport!

01/17/2025 13:15
nga:Y I

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Fadil Aliu me numër 50, ka vizituar sot Klubin Futbollistik “KF Rilindja Prishtinë”.

Aliu ka thënë se interesimi, përkushtimi dhe puna e tyre duhet përkrahur në çdo hap, në mënyrë që të lehtësohet rruga drejt sukseseve.

Ai tha se si LDK ndër prioritetet kryesore kanë investimet konkrete në sport.

“Vetëm në Kryeqytet, me programin Rruga e Re në Qeverisjen e LDK-së parashihet të investohen 120 milionë euro. Me këto investime brenda mandatit në Prishtinë, ndër tjera parashihen të realizohen projektet, si: Qendra Kombëtare e Sportit në Bërnicë, e në këtë Qendër do të vendoset Stadiumi Kombëtar me 25-30 mijë ulëse” shkruan Aliu raporotn “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Sot, vizitova Klubin Futbollistik “KF Rilindja Prishtinë”.

Interesimi, përkushtimi dhe puna e tyre duhet përkrahur në çdo hap, në mënyrë që të lehtësohet rruga drejt sukseseve.

Si Lidhje Demokratike e Kosovës, ndër prioritetet kryesore, kemi investimet konkrete në sport.

Vetëm në Kryeqytet, me programin Rruga e Re në Qeverisjen e LDK-së parashihet të investohen 120 milionë euro.

Me këto investime brenda mandatit në Prishtinë, ndër tjera parashihen të realizohen projektet, si: Qendra Kombëtare e Sportit në Bërnicë, e në këtë Qendër do të vendoset Stadiumi Kombëtar me 25-30 mijë ulëse.

#BëhuNdryshimi

#VotoLDK 124✅️

#votolumirabdixhiku 1✅️

#votofadilaliu 50✅️

#120million ⚽️