Lajme

Faton Jakupi: Më 9 shkurt Aleanca do të del me numra shumë fisnik, synojmë me mbërri 130 mijë vota!

01/18/2025 08:35
nga:N K

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), me numër 46, Faton Jakupi ka kritikuar sontazhet e UBO-së me të cilat Lëvizja Vetëvendosje rezulton me numër më të madh të për qindjes, me mbi 47%.

Jakupi në një intervistë për GazetaBlic tha se besimin në sontazhe kanë filluar ta humbin si qytetarët ashtu edhe partitë opozitare të vendit tonë.

“Sondazhet, sigurisht kanë filluar paritë opozitare por edhe qytetari i Kosovës mos me i besu ato. Sondazhi që e nxjerr VV-në në dislopanc të madh prej partitë e tjera, sikur ka humbë pak krebilitetin e saj dhe jam i bindur dhe besoj që ky sondazh në 9 shkurt nuk është funksional, nuk do të jetë kështu”, tha ai.

Kandidati u shpreh se çdo premtim i dhënë nga qeveria aktuale janë të parealizueshme, që sipas tij janë vetëm letra e jo praktikë.

“Fakti që ne si Aleancë, me partnerë të koalicionit tani më jemi në terren çdo ditë dhe që qytetarët tanimë e kanë prekur qeverisjen aktuale të VV-së, e kanë parë që çdo premtim i dhënë i tyre është i parealizueshëm për ta, këta nuk dinë me realizu atë që e kanë dhënë, i kanë veç letra, pra jo në praktikë”, deklaroi ai.

Ai tutje mohon se kjo do ta ndërroj bindjen e qytetarëve deri më 9 shkurt.

Jakupi i bindur se “Më 9 shkurt jam i bindur që Aleanca do të del me numra shumë fisnik e na synojmë me mbërri 130 mijë vota në Republikën e Kosovës”.

E për Jakupin një numëri votueve prej 130 mijë është I arritshëm.

Ai tutje vlerëson se qeveria aktuale nuk kanë vision, guxim e dijeni për mënyrën e zhvillimit ekonomik.

“Po është shumë i arritshëm, më reali është 130 mijëshi. Në 2021 është bërë fushatë, antifushatë ndaj qeverive të kaluara dhe ka pas veç premtime boshe pa një analizë të mirëfillt dhe pa një grup njerëzish të cilët do të qeverisin. Aktualisht, ashtu siç thotë edhe kryetari kjo qeveri praktikantash është e të cilët nuk e kanë vizionin, guximin e dijen për me realizu dhe me pasë zhvillim ekonomik vendi”, tha ai për GazetaBlic.