Ish kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, Mulë Desku, ka komentuar fushatën e deritanishme të partivë politike për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai tha se fushata e këtyre zgjedhjeve dallon nga fushata në zgjedhjet tjera.
“Mendoj se është një fushatë që dallon nga fushatat tjera. Mendoj që niveli apo shkalla e gjuhës së përdorur është më e lartë në kuptimin jo të mirë se në fushatat tjera zgjedhore. Kështu që liderët, kandidatët, mbështetësit e tyre duhet që të gjejnë qetësi, të bëjnë fushatë në frymë demokratike dhe gjithnjë në paqe dhe duke kërkuar që të mbizotërojë dhe sundojë ligji. Mendoj që subjektet duhet të bëjnë thirrje, votuesve dhe mbështetësve që të kenë kujdes nga gjuha, nga të shkruarit që kjo fushatë të kalojë më qetë”, tha ai.
Ai shtoi se subjektet politike janë mirë të informuara.
Desku tha se gjatë fushatës duhet të ketë “gjuhë më të butë, më argumentuese” dhe “të përcohen mesazhe më të mira, të bashkimit, programeve e ofertave”.