Lidhja Demokratike e Kosovës ka përgatitur një video-udhëzues për elektoratin e tyre lidhur me procesin e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Aty qytetarët informohen hap pas hapi për gjithë procedurën që duhet ndjekur në ditën e votimit, që nga shkuarja në qendrën përkatëse të votimit, e deri në fund kur bëhet hedhja e fletëvotimit në kuti.
“Bëhu ndryshimi i domosdoshëm për vendin”, është motoja e LDK-së në këtë video.