Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate dhe kandidat për deputet ka ndarë një pjesë të fjalimit që e ka mbajtur në Grabanicë të Klinës.
Limaj ka folur për kryeminstrin Kurti, për të cilin ka thënë se çdo ditë po angazhohet me ça e përça këtë popull.
Sipas tij, Kosovës i duhet një Qeveri që bashkon qytetarin.
“Kosovës i duhet një kryeministër dhe një Qeveri që bashkon qytetarin e Kosovës. Kryeministri jonë e ka huqur rrugën, ka harru punën që ia ka besu qytetari i Kosovës. Ai në vend që me bashku, me ndërtu e zhvillu vendin, ai fuqishëm e çdo ditë po angazhohet me ça e me përça këtë popull”, ka thënë Limaj para simpatizantëve.