Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur sot kryetarin e LDK-së, njëherësh kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se kanë vizituar nënkalimin dhe parkingun e ri të qytetit – një projekt i financuar tërësisht nga Komuna, që ka lehtësuar dukshëm trafikun dhe parkimin në qytet dhe e ka informuar Abdixhikun për këtë projekt.
“Gjithashtu, së bashku me kryetarin Abdixhiku, vizituam biznesin “LigaSteel,” një investim amerikan që ka krijuar rreth 200 vende pune”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Gjatë ditës mirëpritëm kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, me të cilin vizituam nënkalimin dhe parkingun e ri të qytetit – një projekt i financuar tërësisht nga Komuna, që ka lehtësuar dukshëm trafikun dhe parkimin në qytet.
E informova për këtë projekt dhe ndava planet tona për ndërtimin e një parku të ri dhe vazhdimin e sheshit në atë zonë.
Gjithashtu, së bashku me kryetarin Abdixhiku, vizituam biznesin “LigaSteel,” një investim amerikan që ka krijuar rreth 200 vende pune.
Ky biznes është dëshmi e potencialit për zhvillim ekonomik dhe përmirësim të mirëqenies në komunitetin tonë.