Juventusi ka humbur 14 pikë nga momentet kur ka qenë në avantazh në Serie A këtë sezon dhe është 15 pikë më keq në këtë fazë se sezonin e kaluar nën drejtimin e Max Allegrit.
Presioni ka filluar të rritet mbi trajnerin Thiago Motta pas barazimit 1-1 në Bergamo kundër Atalantës. Ky ishte barazimi i 13-të në 20 xhiro të Serisë A këtë sezon.
Ekziston edhe një statistikë alarmante që u konfirmua sërish në Bergamo, pasi Bianconerët humbën epërsinë.
Nëse Zonja e Vjetër do të kishte arritur të mbante të gjitha ato kryesime, do të ishte me 47 pikë në krye të tabelës, bashkë me Napolin.
/GazetaBlic Sport