Lajme

Rafuna: Ne vend se të shpërblehet Devolli, akuzohet

01/14/2025 23:03
nga:Sh R

Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna ka kritikuar ashpër deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në Pejë kundër Devolli Corporation.

Siç thotë Rafuna, në t7, sot një kompani si Devolli Corporation, duhet të shpërblehet, e jo të akuzohet.

”Sot një kompani e tillë në vend që të shpërblehet, akuzohet nuk është e mirë, dhe nuk duhet me ndodh kjo”.

”Kjo nuk është një imazh i mirë për investitorët e huaj. Përveç aspekteve tjera që i vlerëson një investitorë është edhe aspekti politik, siguria politike, pra se një qeveri çfarë qasje ndaj biznesit”, tha ai.