Lajme

Zariqi: Kurti po pretendon se është më i fuqishëm dhe mençur se Amerika – Nuk arrin ta kuptoj që nuk ka as fuqi dhe as të drejtë

01/16/2025 08:41
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Xhavit Zariqi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”, ka thënë se propaganda e Albin Kurtit se Kosova është shkatërruar për 20 vite, ka qenë serbe ku këtë e ka lansu në opinion dhe tek rinia e vendit.

Zariqi tutje thotë se është mirë që Kurti erdhi në pushtet sepse qytetarët e kanë provuar edhe qeverisjen e tij, ku sipas tij është një mashtrues dhe se këtë gjë e kanë kuptuar të gjithë.

“Propaganda e Albin Kurtit se Kosova është shkatrru për 20 vjet ka qenë serbe, dhe këtë e ka lansu në opinion dhe rinia e ka marrë sepse rinia nuk e ka ditë as se cka ka qenë në robëri, as se si ka qenë Kosova para lufte dhe pas. Propaganda e fuqishme e tij ka bind rininë se Kosova ka qenë më mirë para lufte, kjo është fatkeqësi por me gjithë atë unë mendoj se një ditë ka pas me ardh Kurti në pushtet për shkak të propagandës së tij dhe mënyrën se si e ka zgjedh si opozitarë që të konfliktohet me policinë, opozitën, duke e paraqit vetën si viktim. Mirë që ka ardh në pushtet, sepse për 4 vitë është provu dhe qytearët e kanë kuptu që ky është një mashtrues, që fillimisht I pari që I ka thënë mashtrues është kryetari I Aleancës Ramush Haradinaj dhe tani po I thonë të gjithë sepse e kanë kuptu që ky është një mashtrues I madh, një gënjeshtar I sofistikuar I cili vetëm flet dhe nuk dinë të punoj asgjë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai thotë se Kurti po pretendon se është më i fuqishëm dhe mençur se Amerika, pasi që kryeministri bënë veprime pa koordinim me aleatët ndërkombëtarë.

Zariqi thekson se Kurti nuk arrin ta kuptoj që nuk ka as fuqi dhe as të drejtë.

“Unë nuk e di a me dije a pa dije, por veprimet janë të tilla dhe janë veprime që qojnë në funksion, që qojn uj në mulli të Serbisë. Edhe veprimet propagandistike edhe veprimet praktike që i bënë dhe që shtriret kinse po bënë mirë në veri dhe pa kordinim me aletaët. Ne duhet ta dim se nuk jemi fuqi që mundemi me bo ndryshim pa mbështetje të aleatëve, ne jemi një shtet I vogel i cili nuk e ka mundësinë të ndryshoj agjë pa bështetjen e aleatëve,nuk mund të egzistojmë pa aleatët. Jemi shtet I forumum nga ShBA, i ndërtum, i përkrahur dhe i mbrojtur, dhe nuk mundemi të pretendojmë që të bëjmë ndryshime ose që të kundërshtojmë këndoqoftë pa përkrahjen e aleatëve sidomos pa përkrahejn e Amerikës. Nëse Amerika thotë mos boni veprime që destabilizojnë rajonin dhe Kosovën dhe ti i bënë normal që ka sanksione sepse Albin Kurti po pretendon se është me i fuqishëm se Amerika dhe se Kina, shpesh herë po pretendon se është më I mencur se ata duke mbajt ligjerata dhe të drejtat e njeriut por gjithcka e drejtë në këtë botë është kur ke fuqi, derisa ske fuqi nuk ke asnjë të drejtë, dhe Albin Kurti nuk është në gjendje me kuptu që nuk ka as fuqi as të drejtë”, u shpreh Zariqi.