Lajme

Bejta: Me LDK-në Prishtina nuk mund të injorohet dhe neglizhohet për shkak të mërive politike

01/14/2025 18:07
nga:Sh R

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar një zotim prej 1.5 miliardë euro për investime në kryeqytet, duke përfshirë projekte si Unaza e Jashtme dhe Spitali i ri i Kosovës, raporton GazetaBlic.

Kandidatja për deputete nga kjo parti, Fiknete Bejta me numër 69, thotë se me LDK-në dhe kryeminstër Abdixhikun, Prishtina nuk mund të injorohet dhe neglizhohet për shkak të mërive politike.

Bejta tutje thotë se Prishtina do ta ketë përkushtimin dhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Nuk mund ta shpreh me fjalë gëzimin që e ndjej pas Konferencës së Kryeministrit Abdixhiku dhe Kryetarit Rama ku u prezantua Master-Plani prej 1 miliard e gjysmë euro për kryeqytetin tonë, për Prishtinën tonë.

Për katër vitet e ardhshme, nën qeverisjen e Kryeministrit Abdixhiku, qindra miliona euro, e në total 1.5 miliard euro, do të destinohen për projekte të mëdha që do t’ia ndryshojnë fizioniminë kryeqytetit.

Me LDK-në dhe Kryeministrin Abdixhiku, Prishtina nuk mund të injorohet e as neglizohet për shkak të mërive politike. Prishtina duhet ta ketë dhe do ta ketë përkushtimin dhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.

#netja69

#ldk124

#BëhuNdryshimi

#Lumir2025