Kandidati për kryeministri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, prezantoi një plan ambicioz investimesh në Prishtinë prej 1.5 miliardë eurosh.
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu 50, thotë se programi i LDK-së ka projekte konkrete për Prishtinën, të cilat do të kenë impakt të drejtëpërdrejt në jetën e secilit qytetarë.
Tutje Aliu thotë se 1.5 miliardë euro janë të parapara të investohen në projektet më të mira që do t’i japin Prishtinës pamjen që e mertion.
Postimi i plotë:
1.5 MILIARD EURO PËR KRYEQYTET❤️✌️
Dyshja fantastike që do t’i jap pamjen, zhvillimin dhe transformimin që e meriton Republika jonë dhe Kryeqyteti ynë ❤️✌️
Kryetari i LDK-së, kryeministri në ardhje Dr. Lumir Abdixhiku dhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kanë prezantuar sot Projektet për Prishtinën, në Qeverinë e LDK-së dhe të kryeministrit Lumir Abdixhiku.
Programi ynë, Rruga e Re ka projekte konkrete për Prishtinën tonë, të cilat kanë impakt të drejtpërdrejt në jetën e secilit qytetar.
Në zotimin e nënshkruar nga kryetari Abdixhiku dhe kryetari Rama, 1.5 miliard janë të parapara të investohen me projektet më të mira që do t’i japin pamjen që vërtet e meriton kryeqyteti ynë.
• Mësimi gjithëditor në të gjithë Komunën e Prishtinës.
• Qendra Kombëtare e Sportit në Bërnicë. Në këtë Qendër do të vendoset Stadiumi Kombëtar me 25-30 mijë ulëse, Pallati i Sporteve me Dorë, Pisha Olimpike, Gaming Hall, Fusha e Tenisit, Fakulteti i Edukatës Fizike si dhe kompleksi i qëndrimit!
• Parku teknologjik.
• Unaza e Jashtme e Kryeqytetit.
• Mbi 100 milion euro do të ndahen për Kulturë. Teatri i Ri Kombëtar, Teatri i Operas dhe Baletit, Muzeut të Artit Bashkëkohorë, e Muzeut të Paqes e Rezistencës.
• Plot 120 milion euro, tashmë të siguruara për projektin e kogjenerimit dhe dyfishimin e kapaciteteve aktuale të ngrohjes në Prishtinë, nëpërmjet Termokos.
• Spitali i ri i Kosovës, në një lokacion të ri, në Prishtinë. Do të mbështesim po ashtu dhe ndërtimin e Spitalit të Kryeqytetit, një projekt i ndarë ky!
Pra, këto janë zotimet tona!
500 milionë euro për shendetësi!
200 milionë euro për mësim tërëditor!
120 milion euro për sport!
360 milion euro për Unazë!
120 milion euro për ngrohje!
100 milion euro për kulturë!
45 milion euro për teknologji!
Plot 1.5 miliard euro për Prishtinë! ✌️🔵⚪️