Kandidatja për deputete nga radhët e partisë “Guxo”, Jeta Statovci, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me kritikat që kanë ardhur nga opozita për rritjen e pagave në kohë fushate.
Statovci tha se nuk e ‘kupton se si mundesh të dalësh kundër rritjes së pagave’.
Ai tha se këto rritje janë bërë disa herë radhazi gjatë mandatit të tyre pasi sipas Statovcit është punuar mirë dhe të hyrat janë ruajtur me kujdes.
“Për besë unë nuk e di se si mundesh me dal kundër rritjes së pagave e kundër rritjes pensioneve e kundër rritjes së skemave sociale. Ne faktikisht kemi bërë radhazi rritje, qoftë të pagave, pra dy herë brenda këtij mandati, rishpërndarje pra diku katër herë në kuadër të këtij mandati, kështu që kjo ka qenë një lloj tradite të cilën ne jemi munduar në aspektin e fuqizimit të mirëqenies qytetare. Mirëpo mos të harrojmë kjo përveç që fuqizon familjet dhe ekonomitë familjare, kjo ndihmon ekonominë në tërësi sepse kryesisht ato mjete të cilat ne i disbursojmë tek qytetarët, aty ka një interaksion me ekonominë me bizneset, dhe kjo ndihmon edhe në fuqinë blerëse. Pra kur qytetarët tanë kanë më shumë ata kanë mundësinë që edhe të blejnë më shumë, e duke blerë më shumë ndihmohen edhe bizneset edhe ekonomia në tërësi, pra duke nxitur një konsum më të madh edhe aspekte të tjera”
Ajo tha se këto rritje janë bërë disa herë radhazi gjatë mandatit të tyre pasi sipas Statovcit është punuar mirë dhe të hyrat janë ruajtur me kujdes.
“Eshtë punuar mbarë e mirë, të hyrat janë ruajtur me kujdes si nga ana e doganës si nga ana e ATK-së, në grumbullimin e tyre në një aspekt rekord, kjo ka mundësuar që duke mos u vjedhur e duke u trajtuar secili aspekt e segment i shtetit me kujdes, të kemi akumulim të mjaftueshëm të të hyrave në mënyrë që të bëhet disbursim i mjeteve e të kemi paga sikurse tek specialistat e mjekësisë në rritje diku 170%, e shumë rrethana të tjera të cilat e ndihmojnë qytetarin. Këto janë edhe do të jenë edhe në vazhdimësi në fokusin tonë, ne e dimë se në disa rrethana do të duhej bërë edhe më shumë sikurse tek çështja e pensioneve mirëpo kjo tregon se nuk ka munguar vëmendja e institucioneve tona dhe padyshim që edhe në mandatin tjetër do të jetë në vëmendjen tonë në mënyrë që t’iu gjendemi sa më pranë” tha Statovci në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.