Kandidatja e LDK-së për deputete me numrin 66, Linda Bekteshi u takua me banorët e nëndegës III dhe IV në Obiliq.
Bekteshi bashkë me Xhafer Gashin takuan qytetarët, teksa thotë se gjetën përkrahje të madhe.
Më poshtë keni postimin e Bekteshit në Facebook:
“Takim me banorët e Nëndegës III dhe IV
Së bashku me kandidatin për deputet, z. Xhafer Gashi, zhvilluam takime me qytetarët e Obiliqit. Faleminderit shumë familjes Aliu, Slishani, Hashani, Menxhiqi dhe Nasufi.
Shpresë e mbështetje gjetëm tek secili prej jush, e kjo na jep forcë e besim për fitoren tonë.
Falënderoj për mikpritjen dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme për #Ndryshimin”, shkruan Bekteshi.
/GazetaBlic