Lajme

Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, probleme në disa lagje

01/12/2025 20:48
nga:G B

Reshjet e shiut të ditës së sotme në Vlorë të Shqipërisë, kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të këtij qyteti.

Rruga tek lagja “Pavarësia 3” është vërshuar nga uji dhe makinat e vogla kanë kalojnë me vështirësi.

Po ashtu, tek biblioteka e qytetit, uji arrin deri në 20 centimetra, ndëekaq edhe zona e Skelës, 28 Nëntori dhe 24 Maji kanë rrugë të përmbytura.

Situata vijon të jetë problematike, duke pasur parasysh se edhe të reshurat në Vlorë po vazhdojnë akoma./Abcnews.al.