Lajme

Hamza: Autostrada e re Lipjan – Shtime – Duhël do t’i përmirësojë ndërlidhjet logjistike dhe mundësitë për bizneset lokale

01/12/2025 13:15
nga:G C

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot po qëndron në Komunën e Shtimes, ku ka takuar biznese të ndryshme.

Hamza ka thënë se janë bizneset e vogla ato që qyteteve u sjellin ndryshime të mëdha.

Ai e ka prezantuar edhe autostradën e re që planifikon ta ndërtojë për t’i lidhur tri autostradat kryesore në vend, e cila do të kalojë nëpër komunën e Shtimes.

Kjo autostradë, Hamza ka thënë se do t’i përmirësojë ndjeshëm ndërlidhjet logjistike dhe mundësitë për bizneset lokale të Shtimes.

“Autostrada e re që kalon përmes Shtimes do t’i përmirësojë ndjeshëm ndërlidhjet logjistike dhe mundësitë për bizneset lokale. Janë bizneset e vogla ato që qyteteve u sjellin ndryshime të mëdha. Sot takova biznesmenë të suksesshëm në Shtime, të cilët me punën dhe aktivitetin e tyre i japin hov zhvillimit ekonomik në qytetin e tyre dhe në Kosovë. Autostrada e re do ta ketë kyçjen në Banullë të Lipjanit dhe do të kalojë përmes Shtimes deri në Qafën e Duhlës. Kjo autostradë do t’i lidhë tri autostradat kryesore, Autostradën e Kombit, Autostradën Gjilan – Dheu i Bardhë dhe Autostradën e Shkupit. Ne do ta çlirojmë potencialin ekonomik dhe do të krijojmë mundësi të reja për bizneset në çdo komunë të Kosovës.#MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.