Burime të shumta thonë se PSG po udhëheq garën për të nënshkruar me yllin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, pavarësisht interesimit nga Liverpool dhe Newcastle.
Skuadra të ndryshme ishin prej kohësh në garë për të, por tashmë duket se destinacioni i tij i ri do të jetë Parisi, shkruan GazetaBlic Sport.
Gazzetta dhe Corriere dello Sport thonë se çmimi i kërkuar i Napolit është 80 milionë euro dhe se italianët nuk janë të interesuar të pranojnë ndonjë lojtar të PSG-së në marrëveshje.
Si Napoli ashtu edhe lojtari janë gati të ndahen në janar, por PSG duhet të përmbushë kërkesat e Napolit, të cilat në kushte normale, nuk shihen pëngesë për drejtuesit e kësaj skuadre.
/GazetaBlic Sport/