Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ditën e shtunë do të bëj hapjen e fushatës zgjedhore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Në njoftimin e dhënë nga kjo parti, thuhet se tubimi nis nga ora 17:00.
“Rrugëtimin drejt të ardhmes së ndritshme për çdo qytetar të Kosovës e kemi nisur bashkë, dhe po e vazhdojmë nesër me zemër të hapur e me shkëndijë në sy. Hapja madhështore e fushatës së LDK-së është thirrje për ringritje, përbashkim, për shpresë dhe për ndryshim. Ejani dhe bëhuni pjesë e këtij momenti historik!”, thuhet në njoftimin e tyre.
Postimi i plotë: