Lajme

Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, merr disa vendime

01/10/2025 09:06
nga:N K

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike.

Zyra e Kryeministrit njofton se janë miratuar katër vendime.

Kërkesën për dhënien në shfrytëzim të objektit për trajtimin e nënprodukteve shtazore në lokacionin Zona Industriale, Sankoc, Komuna e Gllogocit;

Programin për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2025-2028 dhe Planin e Veprimit 2025-2026;

Programin e Pronësisë Industriale 2025-2027;

Planin e Veprimit 2025-2027 për zbatimin e Strategjisë së Reformës së Administratës Publike 2022-2027.