Lajme

“Mezi presim të forcojmë partneritetin”, Kurti uron republikanin Keith Self pasi mori një pozitë në Kongres

01/09/2025 15:29
nga:Sh R

Kryeministri Albin Kurti ka uruar kongresistin Keith Self  për postin e tij si kryetar i Nënkomitetit të Dhomës së Punëve të Jashtme për Europën.

Kurti shkroi se pret që të “forcojmë partneritetin” mes Kosovës e SHBA-së.

“Urime Keith Self për emërimin tuaj si kryetar i Nënkomitetit të Dhomës së Punëve të Jashtme për Europën. Mbështetja juaj për demokracinë dhe sigurinë rajonale vlerësohet shumë. Ne mezi presim të forcojmë partneritetin tonë”, ka shkruar Kurti.

Dje, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Brian Mast, bëri të ditur udhëheqjen e komitetit për Kongresin e 119-të të SHBA-së.

“Mezi pres të punoj krah për krah me këta kryetarë të nënkomisioneve dhe të gjithë anëtarët e Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve”, tha Mast.

“Ne do të qëndrojmë të fortë dhe të bashkuar derisa punojmë për të kryer mandatin tonë të qartë për të rregulluar Departamentin e Shtetit dhe për të siguruar që çdo dollar dhe çdo diplomat që autorizojmë të vendosë Amerikën në radhë të parë”.