Lajme

Manaj, LDK: Rrugën e bëjmë bashkë!

01/08/2025 21:59
nga:G C

Kandidati i LDK-së për deputet me numrin 29, Shkëmb Manaj ka shprehur angazhimin e tij për ruajtjen e vlerave dhe trashëgimisë politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se është i përkushtuar në realizimin e vizionit të përbashkët për të tashmen dhe të ardhmen e ndritur të partisë dhe shtetit.

E plotë:

Bashkë në ruajtjen e vlerave dhe të trashëgimisë tonë politike! Bashkë në vizionin tonë të përbashkët për të tashmën dhe të ardhmën e ndritur të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të shtetit të Kosovës!

Rrugën e bëjmë bashkë✌️!