Kandidatja e LDK-së për deputete me numrin 66, Linda Bekteshi, ka shprehur falënderime dhe mirënjohje për kryetaren e Forumit të Gruas, Vlora Mjekiqi Kabashi, dhe për të gjitha gratë e forumit të degës në Obiliq, raporton GazetaBlic.
Ajo vlerësoi angazhimin dhe mbështetjen e tyre të palodhur, duke theksuar rolin e rëndësishëm të grave për fuqizimin e partisë dhe përparimin e shoqërisë.
Bekteshi e cilësoi punën e tyre si një burim frymëzimi dhe një shembull të shkëlqyer të solidaritetit dhe vizionit për ndryshim.
Ajo shprehu krenarinë që po punon me ta për të sjellë një ndryshim të rëndësishëm.
E plotë:
E nderuar kryetare e Forumit të Gruas, Vlora Mjekiqi Kabashi dhe të gjitha gratë e forumit të Lidhjes Demoktatike, dega në Obiliq
Dëshiroj t’ju shpreh falënderimet më të sinqerta për mbështetjen dhe angazhimin tuaj të palodhur. Roli juaj është jetik jo vetëm për fuqizimin e grave brenda partisë, por edhe për përparimin e shoqërisë sonë.
Puna juaj është një burim frymëzimi dhe një shembull i shkëlqyer i asaj që mund të arrihet kur solidariteti dhe vizioni bashkohen për një qëllim të përbashkët.
Ju jeni një forcë e jashtëzakonshme, dhe unë jam krenare që bashkë me Kryetarin Gashi kemi mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim të rëndësishëm.
Faleminderit që keni zgjedhur të jeni zëri i ndryshimit dhe përkushtimit!
Me respekt dhe mirënjohje,
Ndryshimi po vjen ✌️