Një avion u rrëzua pranë ishullit Rottnest afër qytetit Perth të Australisë Perëndimore duke lënë të vdekur dy turistë nga Zvicra dhe Danimarka. Po ashtu i vdekur ka mbetur edhe piloti.
Avioni po transportonte gjashtë turistë kur u rrëzua të martën pasdite në ishullin Rottnest, një destinacion popullor turistik rreth 30 km në perëndim të Perthit. Tre turistët e mbijetuar mbetën të plagosur, raportojnë mediat e huaja.
“Ngushëllimet e mia shkojnë te familjet dhe miqtë e viktimave. Kjo është pa dyshim shumë e vështirë për të gjithë të përfshirët,” tha në një konferencë shtypi kryeministri i shtetit të Australisë Perëndimore, Roger Cook.
Përplasja ndodhi para pushuesve, përfshirë familjet me fëmijë që pushonin në ishull, shtoi Cook.
Komisioneri i policisë së shtetit, Col Blanch tha se autoritetet kishin filluar një hetim për shkaqet e përplasjes.
A seaplane crashed off an Australian tourist island, killing 3 and injuring 3 others, the Washington Post reports pic.twitter.com/lkG424Dyfs
— Sahil Kapare (@sahildkapare) January 8, 2025