Brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar në polici dy raste të dhunës në familje.
Rastet të cilat kanë ndodhur në Drenas dhe Fushë Kosovës dhe dy viktimat e dhunës në familje kanë marr trajtim mjekësor, raporton GazetaBlic.
Raporti i policisë:
Gllogoc / 07.01.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë / 07.01.2025 – 10:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.