Sporti

Gjiganti gjerman në garë për transferimin e Marcus Rashford

01/08/2025 08:38
nga:Mergim Rreci

Gjithnjë e më larg Manchester United nuk mungon interesimi për Marcus Rashford.

Pas Milanit dhe klubeve të Arabisë Saudite, tani është radha e Borussia Dortmundit të tregojë interes për reprezentuesin anglez, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas Sky Sports gjerman, skuadra e Dortmundit synon ta ketë në huazim lojtarin 27-vjeçar, për të mbuluar largimin e mundshëm të Donyell Malen dhe tashmë është informuar për kushtet e një transferimi të mundshëm.

Megjithatë, marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për t’u përfunduar, për shkak të pagës së lartë të sulmuesit, i cili fiton 14 milionë euro në sezon. Kjo vlerë është e madhe për klubin gjerman, kështu që vetëm nëse Manchester United do të ishte i gatshëm të mbështeste një pjesë të pagës së sulmuesit, marrëveshja do të ishte e mundur.

/GazetaBlic Sport/