Kandidati për deputet i LDK-së me numrin 16, Ekrem Hyseni, falënderoi banorët e Sallabajës për mikpritjen dhe mbështetjen e fuqishme, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se përkrahja e tyre është një përgjegjësi e madhe dhe se LDK ka vendosur për herë të parë një kandidat nga Sallabaja në listën për deputet, duke dëshmuar angazhimin për ndryshim dhe zhvillim në Llapi.
E plotë:
Bashkërisht me kryetarin Lumir Abdixhiku dhe me kandidatët për deputet nga Podujeva, sonte qëndruam në Sallabajë.
Mikpritja miqësore e përkrahja e fuqishme për Lidhjen Demokratike të Kosovës, janë dëshmi e përkushtimit të çdonjërit nga ta për ndryshim.
Përkrahja e njerëzve të tillë përtej nderit është përgjegjësi.
Duke vlerësuar rolin dhe kontributin e secilit prej tyre si dhe duke marrë parasysh kërkesat e anëtarëve e veprimtarëve besnik të partisë sonë, LDK është partia e parë që ka në listë për deputet një kandidat nga Sallabaja.
Kjo është dëshmia jonë e qartë se besimin Tuaj, e kthejmë me punë konkrete e duke krijuar hapësirë për gjithsecilin.
Ata sonte dëshmuan se në Llap nuk ka garë për të parin, sepse ashtu si Sallabaja i tërë Llapi është ngritur për ringritjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës!