Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, me numër të 69, Vendenis Lahu, ka shprehur angazhimin e tij për të përfaqësuar qytetarët e Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke theksuar se do të jetë gjithmonë në shërbim të vendit dhe popullit
Lahu, i cili ka qenë pjesë e legjislaturës në mandatin që po mbyllet, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë dhe ka shprehur gatishmërinë e tij që të jetë pjesë e listës së zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Me ndjenjën më të madhe të përgjegjësisë para jush, për besimin që më keni dhënë për të ju përfaqësuar në shtëpinë tuaj – Kuvendin e Republikës së Kosovës, në mandatin që po lëmë pas, dhe me besimin që më keni dhënë që sërish të jem pjesë e listës së fitores së madhe, zotohem se:
Në çdo rast e rrethanë do të jem zëri juaj e në shërbim të Republikës.
Qofshim faqebardhë në rrugëtimin tonë!
Kosova, vendi ynë dhe dashuria jonë më e madhe!”, tha ai.


