Lideri i Nismës, Fatmir Limaj e ka falënderuar mërgatën për mbështetjen që i ka dhënë.
“Sot, në vendlindjen time në Malishevë, pata kënaqësinë të takohem me bashkëatdhetarë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, të cilët vazhdimisht kanë kontribuar në zhvillimin dhe shtetndërtimin e Kosovës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Faleminderit mërgatës për kontributin dhe mbështetjen tuaj!
Sot, në vendlindjen time në Malishevë, pata kënaqësinë të takohem me bashkëatdhetarë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, të cilët vazhdimisht kanë kontribuar në zhvillimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Bashkëatdhetarët tanë janë rreshtuar fuqishëm rreth NISMA Socialdemokrate dhe listës tonë që përfaqëson #veçVEPRA.
Më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për njerëz të dëshmuar, që në etapa të ndryshme, ditën të rreshtohen drejt dhe për Kosovën fituese.
#veçVEPRA #NISMASocialdemokrate