AC Milan nuk do të duhet të paguajë pagën e Paulo Fonseca-s deri në fund të kontratës së tij pas shkarkimit të tij si trajner i kuqezinjve, raporton Sky Sport.
Marrëveshja fillimisht ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2027, por përfshinte një klauzolë që thoshte se nëse trajneri portugez shkarkohej brenda gjashtë muajve të parë, paga e tij do të paguhej vetëm deri në qershor 2025.
Dje, pas barazimit me Romën, Milani vendosi për shkarkimin e tij.
Në vendin e Fonsecas, trajner i Milanit do jetë Sergio Conceicao.
/GazetaBlic Sport