Lajme

Ngjarjet e ditës në Kosovë

12/30/2024 07:11
nga:Genita C

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

10:00- Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mban konferencën e fundvitit për medie, me ç’rast do të prezantojë të arriturat kryesore për vitin 2024, si dhe planet dhe prioritetet për vitin e ardhshëm. (Ministria e Mbrojtjes)

10:00- Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) mban ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve me 4 komuna përfituese për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në 13 objekte publike. (FKEE, ish banka e Lublanës, kati 7-të)

10:00- Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdari, do të mbajë konferencën e fundvitit me gazetarë. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, kati III)