Lajme

Azemi: Ferizaji qe 30 orë pa rrymë, qytetarët janë harruar!

12/28/2024 19:00
nga:Y I

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, njëherësh kandidat për deputet Visar Azemi ka thënë se janë bërë gati 30 orë që disa pjesë të qytetit të Ferizajit janë pa rrymë.

Azemi përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook thotë se ky pushtet është përgjegjës për krizën që po e kalojnë njerëzit.

Ai thekson se e vetmja rrugë për zgjidhjen e kësaj situate është plani i LDK-së për ndërtimin e Centralit me gaz, që, sipas tij, do të mundësonte furnizëm të përhershëm me energji elektrike, raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Janë bërë gati 30 orë që disa pjesë të qytetit të Ferizajit janë pa rrymë.

Qytetarët tanë janë të harruar dhe po vuajnë nga mungesa e energjisë, ndërsa pushteti vazhdon të shkatërrojë çdo mundësi për një jetë të dinjitetshme.

Nuk mjafton vetëm doreheqja! Ky pushtet është përgjegjës për krizën që po e kalojnë njerëzit.

Mafia energjetike është në veprim që bashkë me njerëz të pushtetit, e kanë lënë Ferizajin në terr. Kjo është skandaloze!

Më 9 shkurt, duhet të largohet ky pushtet i papërgjegjshëm që i shërben Martinit e Nagipit e shokëve të tyre.

E vetmja rrugë për zgjidhjen e kësaj situate është plani i LDK-së për ndërtimin e Centralit me gaz, që do të mundësonte furnizëm të përhershëm me energji elektrike.