Lajme

Hovenieri me Kurtin: Me bashkëpunimin më të ngushtë, do të lobonim më shumë për Kosovën

12/26/2024 17:42
nga:G C

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Hovenier bëri të ditur se me Kurtin folën për përparimin e Kosovës gjatë mandatit të tij dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t’ia mundësonte ShBA-ve të avokojnë në mënyrë më efektive për Kosovën.

“Diskutuam përparimin e Kosovës gjatë mandatit tim dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t’ia mundësonte Shteteve të Bashkuara që të avokojnë në mënyrë më efektive që Kosova të zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, shkroi Hovenieri.

Mandati i Hovenierit do të përfundojë në fund të dhjetorit, teksa ka paralajmëruar se pas këtij posti, ai do të pensionohet.