Disa qytetarë kanë protestuar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) gjatë kohës kur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, po jepte deklarime lidhur me akuzat për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”.
Me pankarta në duar, protestuesit kanë kërkuar dënimin e Veliajt, duke e cilësuar si hajdut dhe mashtrues, raporton A2CNN.
“Mashtrues 99-sh, hajdut, po të zënë hakat e Kombinatit”, shkruhej në një nga pankartat.
Ndërkohë, bëhet e ditur se Veliaj po deklarohet në SPAK për hetimet e nisura ndaj tij.