Reshjet e dëborës pritet të vazhdojnë përgjatë orëve të mëngjesit të ditës së enjte, lokalisht deri orëve të pasdites.
Në perëndim të vendit mund të ketë dhe intervale të shkurta me diell. Mbetet ftohtë me erëra mesatarisht të fuqishme veriore e verilindore 6-12m/s.
Temperaturat minimale zbresin në -1C e 1C, e ato maksimale ditën shkojnë deri në 4C në pjesë të vendit.
Mundësi për reshje të dobëta dëbore shfaqen të premtën orëve të mbrëmjes. Nga dita e shtunë po parashihen më shumë intervale me diell.
Të dielen e thënën do të ketë vransira kalimtare, pa përjashtuar mundësi për ndonjë fjollë bore orëve të mbrëmjes të hënën.
Temperaturat minimale zbresin në -5C e -6C. Maksimalet pas një rënie në 0C ditën e shtunë, shënojnë rritje deri në 4C ditën e hënë.