Sporti

Samuel Umtiti po mendon pensionimin në moshën 31 vjeçare

12/25/2024 17:28
nga:Lorik J

 Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, po mendon të pensionohet në moshën 31-vjeçare, me problemet e tij të gjurit që po e ndjekin sërish.

Mbrojtësi veteran francez ka luajtur vetëm një ndeshje në vitin 2024 dhe i është nënshtruar dy operacioneve të tjera në gju, një në shkurt dhe një tjetër në gusht. Kontrata e tij përfundon verën e ardhshme dhe Lille synon ta lë të lirë.

Dukej sikur Umtiti kishte filluar të kthehej në formë dy sezone më parë, duke luajtur rregullisht për Lecce-n në formë huazimi në sezonin 2022-23, dhe Lille e nënshkroi atë.

Megjithatë, me ndeshjen e tij të fundit në janar, Lille ka pak shpresa që ai të kthehet, dhe Sport thotë se Umtiti mund ta lë lojën.

/GazetaBlic Sport