Lajme

Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Kamberi: Ky financim do të ndihmojë qindra familje të forcojnë ekonominë e tyre bujqësore

12/25/2024 15:26
nga:N K

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka shprehur mirënjohje ndaj Qeverisë së Kosovës për vendimin për ndarjen e 1,108,529 eurove për mbështetje të familjeve shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që merren me bujqësi, shkruan GazetaBlic.

Sipas Kamberit, ky financim do të ndihmojë qindra familje të forcojnë ekonominë e tyre bujqësore, duke siguruar stabilitet dhe zhvillim për komunitetet tona.

“Përkrahje prej rreth 108.529 euro për socializimin dhe avancimin e fëmijëve me nevoja të veçanta! Një tjetër hap madhor që reflekton vëmendjen për çdo shtresë të shoqërisë tonë, duke përfshirë më të ndjeshmit”, shkroi ai në facebook.

Ai tutje thotë se ky akt është një dëshmi e qartë se si ndihma konkrete mund të shndërrojë jetën e qytetarëve tanë. Mirënjohje për Qeverinë e Kosovës dhe për përpjekjet e vazhdueshme për ta kthyer kujdesin në veprime konkrete për shqiptarët e Luginës.

“Ne mbetemi të palëkundur në përpjekjet tona për të garantuar mirëqenien dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, u shpreh ai.