Lajme

Ambasada e SHBA-ve uron Krishtlindjet

12/25/2024 15:17
nga:N K

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka uruar festën e Krishtlindjeve për besimtarët e krishterë.

“Të gjithëve që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën, duke ju uruar Krishtlindjet”, thuhet në postim.

Krishtlindjet konsiderohen festa kryesore e fesë së krishterë, dhe njihet si dita e lindjes së Jezu Krishtit.