Një veprim për t’u duartrokitur nga klubi i Superligës, SC Gjilani.
Lojtarët e Gjilanit, së bashku me maskotën e klubit “Simbën” vizituan fëmijët në shkollat fillore “Thimi Mitko dhe “Rexhep Elmazi” në Gjilan.
Të pranishëm ishin lojtarët Edison Kqiku, Armend Thaqi, Kushtrim Shabani, Oltion Bilalli dhe Aridon Bllaca, ku shpërndanë dhurata për nxënësit e këtyre shkollave, ndër ta edhe me nevoja të veçanta.
“Këto vizita tashmë janë një traditë e “kuqebardhëve” duke dëshmuar përkushtimin tonë për të ndikuar pozitivisht në jetën e fëmijëve dhe për të dhënë shembullin se bashkë mund të krijojmë një shoqëri më të mirë dhe më gjithëpërfshirëse”, u shpreh SC Gjilani në webfaqen e tij zyrtare.