Qeveria e Kosovës dje ka zhvilluar mbledhje elektronike, ku janë marrë disa vendime.
Në këtë mbledhje elektronike ka aprovuar:
– Rregulloren për Procedurat dhe Kushtet e Financimit të Organizatave Sportive;
– Ndarë 1,108,529 Euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, qё nё mënyrë aktive merren me bujqësi sipas thirrjes publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), përfshirë këtu financimin për programet nga thirrja publike e KKSh-së për avancimin dhe socializmin e fëmijëve me nevoja të veçanta;
– Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, shkruan GazetaBlic.