Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje kanë rrahur dy persona të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:30, në Deçan.
Tutje thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.