Dhjetëra persona dyshohet se humbën jetën pasi një aeroplan pasagjerësh që transportonte 72 persona, është rrëzuar në Kazakistan, ka njoftuar agjencia e atjeshme e Emergjencave.
Siç raporton Sky News, gjashtë persona raportohet t’i kenë shpëtuar përplasjes kanë njoftuar autoritetet, transmeton Telegrafi.
Aeroplani i aviokompanisë Azerbaijan Airlines ishte duke fluturuar nga Baku në drejtim të qytetit Grozny, Çeçeni në Rusi, por për shkak të kushteve klimatike dhe mjegullës është përplasur.
Përplasja ka ndodhur në afërsi të aeroportit Aktau në perëndim të Azerbajxhanit.
Ekipet emergjente janë duke punuar për të lokalizuar zjarrin në vendin ku është rrëzuar aeroplani.
Deri më tani nuk janë deklaruar nga aviokompania e Azerbajxhanit lidhur me këtë incident.
Një video amatore e publikuar në rrjetet sociale, pretendohet se shfaq momentin kur fluturakja fillon të bie dhe në një moment përplaset në tokë – duke u përfshi i tëri nga zjarri.
Reports are coming in of an accident at Aktau Airport, Kazakhstan involving an Azerbaijan Airlines Embraer ERJ-190. pic.twitter.com/X42mS3sSsO
— Aviation Safety Network (ASN) (@AviationSafety) December 25, 2024