Besimtarët e krishterë në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjen, ditën e lindjes së Jezu Krishtit.
Kjo festë është një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin e krishterë dhe simbolizon lindjen e shpresës dhe dritës.
Për të krishterët në Kosovë dhe rajon, kjo ditë kremtohet me meshë në kisha dhe mbledhje familjare, ku dhurohet dashuri dhe bëhen urime për paqe e mirësi.
Ndryshe, mbrëmë Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji ka mbajtur pritjen solemne për festën e Krishtlindjes, ku tha se paqja duhet të mbretërojë në tërë botën dhe se urrejtja mes njerëzve nuk duhet të ekzistojë.
“Të sjellim dashuri në kohën tonë e cila është plotë urrejtje. Sa lufta ka që e kanë përfshirë botën sot, sa njerëzit janë duke humbur jetët, vetëm prej urrejtjes, dhe si sot askush nuk mendon për paqen”, është shprehur ai.