Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala ka theksuar se “Prishtina, si zemra e Kosovës, mbetet pikënisja e çdo ndryshimi pozitiv”.
Këtë Shala e ka theksuar pas takimit që pati me qytetarët e lagjes “Hani Dilit”.
“Frymëzuar nga bashkëbisedimi i sotëm, mbetemi të përkushtuar për të sjellë zgjidhje reale dhe për të ndërtuar një Kosovë më të fuqishme dhe më të drejtë!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sonte me kryetarin Limaj dhe kandidatin për deputet z.Vesel Krasniqi, patëm kënaqësinë të takojmë qytetarët e lagjes “Hani i Dilit” në Prishtinë.
Diskutuam për sfidat dhe mundësitë për Kosovën tonë, e cila është një vend me potencial të jashtëzakonshëm që kërkon veprime konkrete për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë.
Prishtina, si zemra e Kosovës, mbetet pikënisja e çdo ndryshimi pozitiv.
Frymëzuar nga bashkëbisedimi i sotëm, mbetemi të përkushtuar për të sjellë zgjidhje reale dhe për të ndërtuar një Kosovë më të fuqishme dhe më të drejtë!
E.SH
#veçVEPRA #NismaSocialdemokrate #fatmirlimaj2 #endritshala22 #veselkrasniqi20 #prishtina