Presidenti i ACMilan, Paolo Scaroni ka theksuar edhe njëherë besimin e tij në trajnerin Fonseca.
Ai sot në një deklaratë për CorSera ka folur për të ardhmen e Paulo Fonseca, ku tha se i beson plotësisht atij dhe nuk e ka ndërmend ta shkarkojë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ai nuk është në dyshim. Pozicioni i tij nuk është në rrezik. Ne kemi besim tek ai”, tha Scaroni.
Kujtojmë se mediat italiane raportuan se ai mund të shkarkohej, shkak i rezultateve të dobëta javët e fundit.
/GazetaBlic Sport/