Sporti

“Çartet” Tahir Batatina, pas barazimit me Dukagjinin kërcënoi gjyqtarët: Ju nuk dilni nga këtu, pa ardhë me ju marrë FFK!

12/24/2024 17:11
nga:Lorik J

Komisioni i Garave i Superligës ka dërguar në disiplinore trajnerin e Llapit, Tahir Batatina.

Kryetrajneri i Llapit, Batatina pas ndeshjes me Dukagjinin, ka cenuar lëvizjen e lirë të gjyqtarëve të ndeshjes, si dhe ka kërcënuar ata, përcjell GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni njoftimin e FFK:

“Inicim disiplinor ndaj: Kryetrajnerit të FC “LLapi“, Tahir Batatina nr ID 001144M77. Motivi Pas përfundimit të ndeshjes në lokalet zyrtare të stadiumit kërcënon dhe kufizon lëvizjen e lirë të gjyqtarëve të ndeshjes (daljen nga stadium), duke ju thënë: “Ju nuk mund të dilni nga këtu pa ardhë mu ju marë ata të FFK-së . Sipas audio incizimit nga ndesha LLapi – Dukagjini”, ka shkruar Komisioni i Garave të FFK.

Gjyqtarët në këtë sfidë ishin: Burim Jahmurataj (gjyqtar kryesor), Bujar Selimaj (asistent i parë), Meriton Berisha (asistent i dytë), Vigan Ibërdemaj (gjyqtari i katërt), Mentor Ajeti (VAR), Enis Bejtullahu (A-VAR).

/GazetaBlic Sport