Avokati Arianit Koci ka theksuar se Kroacia po rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke vënë në dukje rritjen e tensioneve në Evropë, raporton GazetaBlic.
Ai ka bërë thirrje që edhe Shqipëria të marrë masa serioze për të krijuar ligje dhe struktura përgatitore për mbrojtjen e vendit.
Sipas tij, shërbimi ushtarak është një faktor i rëndësishëm për forcimin e sigurisë, edukimin e të rinjve, bashkimin kombëtar dhe garantimin e paqes.
Koci ka theksuar se është koha për veprim dhe nuk ka më hapësirë për pritje.
Postimi i plotë:
Kroacia po rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Tensionet në Evropë po rriten.
Edhe ne duhet të mendojmë seriozisht për këtë hap.
Duhet të krijojmë ligje dhe struktura përgatitore për mbrojtjen e vendit.
Shërbimi ushtarak forcon sigurinë, edukon të rinjtë, na bashkon si komb, dhe e garanton paqën.
Nuk kemi kohë për pritje. Veprimi është domosdoshmëri.