Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se LDK është kundër mërgatës, derisa e ka quajtur hipokrizi që kërkojnë vota dhe njëkohësisht janë kundër shtyrjes së afatit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se VV ka propozuar që regjistrimi të shtyhet deri më 29 dhjetor, por LDK doli kundër dhe kjo pasi e dinë se mbi 99% e mërgatës mbështet Albin Kurtin.
Postimi i tij i plotë:
LDK kundër mërgatës!
Është hipokrizi e pastër kur një parti kërkon votën e mërgatës, ndërsa në të njëjtën kohë voton kundër shtyrjes së afatit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit.
Lëvizja VETËVENDOSJE! propozoi që regjistrimi të shtyhet deri më 29 dhjetor, për t’u dhënë mundësi sa më shumë bashkatdhetarëve tanë të regjistrohen dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike. Por LDK zgjodhi të jetë kundër.
Pse? Sepse e dinë shumë mirë që mbi 99% e mërgatës mbështet Albin Kurtin.
E drejta për të votuar duhet të lehtësohet, jo të pengohet.