Sot, kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30-Ideal Ramush Haradinaj mban konferencë për media bashkë me kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Daut Tishuku, raporton GazetaBlic.
Sipas njoftimit, konferenca mbahet me fillim në ora 13:00 në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Me këtë rast, do të paraqitet edhe programi i koalicionit, i shtypur në alfabetin Braille.


